Maqedoni

Marrëveshja e Përzhinës, sërish në takim katër liderët

15.12.2015 09:19

Liderët e katër partive më të mëdha politike, Ali Ahmeti i BDI-së, Mendu Thaçi i PDSh-së, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së dhe Zoran Zaev i LSDM...

Liderët e katër partive më të mëdha politike, Ali Ahmeti i BDI-së, Mendu Thaçi i PDSh-së, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së dhe Zoran Zaev i LSDM do të mbajnë sot takimin e radhës, në të cilin do të bisedohet për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. 
 
Sipas paralajmërimeve, në takim do të bisedohet për çështjet të cilat kanë mbetur të pa përmbyllura nga Marrëveshja e Përzhinës, si zgjedhja e tre ekspertëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe çështja e mediave. 
 
Pritet që takimit t’i bashkëngjiten edhe ambasadori i ShBA¬-ve dhe ai i BE-¬së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav. Takimi i fundit i liderëve u mbajt më 5 nëntor në klubin e deputetëve.