Maqedoni
Konferencë për indeks të klientelizmit në mediume
15.12.2015 09:25
Asociacioni për hulumtim, komunikime dhe zhvillim "Pablik" sot në Shkup organizon Konferencë me temë "Indeksi i klientelizmit në mediume: Matja e realitetit"...

Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga matja e parë e indeksit të klientelizmit në mediumet në Maqedoni, si dhe rezultatet nga kjo matje në Rumani, Bsonjë e Hercegovinlë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.
Indeksi i klientelizmit në mediume (MCI) në bazë të të dhënave empirike të grumbulluara gjatë hulumtimit dyvjeçar, i mat ndikimet politike ndaj mediumeve, kornizën ekzistuese rregulaltive, vendosjen institucionale dhe matjet kyçe ekonometrike të realitetit në të cilin punojnë mediumet dhe gazetarët nga Evropa Juglindore.
Indeksi i përfshin të gjitha çështjet kyçe të cilat kanë të bëjnë me drejtimet e Komisionit evropian për zhvillim të lirisë së mediumeve, ndërkaq në të njejtën kohë i konsulton edhe punimet shkencore dhe matjet e lidhshmërisë së parametrave relevantë të cilët i shfrytëzojnë edhe indekset ekzistuese të cilat i amtin liritë mediale.
Konferenca është në kuadër të projektit "Rrethi medial", mbështetur nga Bashkimi Evropian./Mia
