Maqedoni

Mjegull në rrugën Kulla-Katllanovë

15.12.2015 09:36

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, përveç vendet në hije...

Sipas NP "Rrugët e Maqedonisë" mjegull me dukshmëri prej 50 metra ka te vendi Kulla-Katllanovë.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar-Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Mia