Sekretari amerikan Kerry për vizitë në Moskë
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ndodhet për vizitë në Moskë, ku ka takuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov...

Po ashtu sekretari amerikan do të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa tema të këtyre takimeve janë tranzicioni politik në Siri dhe dhënia fund e luftës pesëvjeçare civile, si dhe marrëveshja për paqe në lindje të Ukrainës.
Në fillim të takimit me Lavrov në Moskë, Kerry tha se Uashingtoni dhe Moska janë dakorduar që terrorizmi është kërcënim për të gjithë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj këmbëngulin se konformë një rezulote për ndaljen e luftës pesëvjeçare presidenti sirian, Bashar al-Assad, nuk mund të qëndrojë në pushtet, derisa Rusia e mbështet Assadin, duke thënë se ai duhet të qëndrojë në pushtet derisa populli sirian përmes zgjedhjeve do ta zgjedhë liderin e vet.
