221 gazetarë janë burgosur gjatë vitit 2015
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve bën të ditur se gjatë këtij viti në botë janë burgosur 221 gazetarë...

Sipas këtij Komiteti, Kina dhe Egjipti janë vendet që më së shumti kanë burgosur gazetarë gjatë vitit 2015, derisa numri i gazetarëve të burgosur në gjithë botën, sipas Komitetit, ka rënë në mënyrë modeste nga niveli rekord i regjistruar viteve të fundit.
Grupi me bazë në New York, përmes një raporti të publikuar sot, thotë se nga 221 gazetarë të burgosur gjatë këtij viti, për shkak të punës së tyre janë burgosur 199 prej tyre.
Që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, sipas raportit, Kina i ka burgosur 49 gazetarë, e ndjekur nga Egjipti që ka burgosur 29, Irani që ka burgosur 19, 17 shteti i Eritresë dhe Turqia, e cila ka burgosur 14 gazetarë.
Azerbajxhani nën udhëheqjen e presidentit, Ilham Alijev, gjatë kësaj periudhe kohore i ka burgosur tetë gazetarë. Në mesin e ish-republikave sovjetike që kanë burgosur gazetarë janë Uzbekistani me gjithsej katër gazetarë të burgosur gjatë 2015-tes, derisa Rusia, Kirgizia e Turkmenistani e kanë burgosur nga një gazetar.
