Botë
Dijarbakir, protesta dhe përleshje me policinë, 7 viktima
15.12.2015 12:21
Shtatë persona kanë mbetur të vrarë gjatë përleshjeve me forcat policore në juglindje të Turqisë...

Dy persona humbën jetën gjatë protestave në qytetin juglindor të Dijarbakirit, 5 militantë kurdë u vranë në provincën Mardir, në rrethin Dargeçit.
Policia përdori pompa uji dhe gaz lotsjellës ndaj qindra njerëzve të thirrur nga Partia Demokratike Popullore pro-Kurde HDP për të protestuar kundër shtetrrethimit dyjavor në qarkun Sur.
Shumë të rinj të maskuar u përpoqën të bllokojnë rrugët më tulla dhe mjete rrethanore, teksa goma makinash dhe sende të tjera u dogjën në trotuare.
Shumë banorë të qyteteve në shtetrrethim pranë kufirit me Sirinë dhe Irakun kanë lënë shtëpitë e tyre, shkollat janë mbyllur, teksa policia është stacionuar aty me automjete të blinduara.
Sipas të dhënave nga Fondacioni për të Drejtat e Njeriut në Turqi, që nga mesi i gushtit, në shtatë krahina të Turqisë janë vendosur 52 urdhra ndalim-qarkullimi, duke prekur 1.3 milionë njerëz që jetojnë në këto zona.
Kaosi dhe protestat në rajon kanë nisur që pas prishjes së armëpushimit mes qeverisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në korrik të këtij viti.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është përcaktuar si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
GAZMEND REXHEPI
