Maqedoni

Për 24 orë janë dhënë 2.653 vërtetime për kërkim të azilit

15.12.2015 12:56

Gjatë ditës së djeshme për 24 orë 2.653 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit...

Prej tyre, 1.045 janë të gjinisë mashkullore, 539 të gjinisë femërore, 1.060 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit dhe nëntë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Siç informoi sot MPB-ja, sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 1.034, Irakut- 874 dhe  Afganistanit- 744.
 
Në periudhën nga 19 qershori i këtij viti e deri në mesnatë janë lëshuar gjithsej 339.494 shtetas të huaj, nga të cilët 189.085 janë të gjinisë mashkullore, 55.492 femra, 77.031 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 17.886 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë së personave më të numërt janë shtetasit e  Sirisë- 194.621, të Afganistanit- 82.683, Irakut- 40.749, Iranit- 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës - 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317 Kongos- 514, Algjerisë - 453, Libanit- 434, Nigerisë- 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Deri te Sektori për azil dje nuk është dorëzuar kërkesë për njohjes të drejtës së azilit në bazë të vërtertimit të dhënë paraprak për qëllim të shprehur për dorëzim të kërkesës për njohjes të së drejtës së azilit.
 
Nga fillimi dhënies së vërtetimeve e deri më 14 dhjetor të këtij viti deri te Sektori për azil janë parashtruar 83 kërkesa të tilla prej të cilëve 55 janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin,  tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
 
Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit më 14 dhjetor të këtij viti janë evidentuar gjithsej 25 kërkues të azilit prej të cilëve shtatë burra, tre gra, 14 fëmijë të shoqëruar nga kujdestari dhe një minoren i pashoqëruar. Në mënyrë plotësuese, sipas nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme, katër kërkues të azilit (dy minoren pa shoqërimin e kujdestarit dhe dy burra) janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./Mia