Botë

SHBA, Donald Trump: Nuk më shqetësojnë myslimanët, por ekstremistët

15.12.2015 15:39

Propozimi i kandidatit republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, për të ndaluar të gjithë myslimanët të shkelin në tokën amerikane shkaktoi shumë polemika dhe kritika të forta ndaj tij...

Kryeministri britanik, David Cameron, e quajti atë “përçarës dhe të padobishëm, kurse sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se dënon “çdo lloj retorike që mbështetet në islamofobi dhe ksenofobi”.
 
Por, miliarderin amerikan duket se nuk e prekin këto kritika, pasi edhe në Las Vegas ai tha se duhet të ndalen ektremistët që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Duke përmendur ngjarjen tragjike të Kalifornisë, ku dy pakistanezë të radikalizuar sulmuan një qendër për persona me aftësi të kufizuara, ai kritikoi qëndrimin e presidentit, Barack Obama, si jo të ashpër ndaj ektremizmit. 
 
"Kandidatët e tjerë duhet të jenë mirënjohës, sepse unë po u jap atyre një shans që të mos tregohen të paditur para miliona njerëzve. Por jo, sinqerisht jam duke bërë një punë të mirë për Partinë Republikane. Njerëzit janë te afte për të votuar"- deklaroi kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trupm.
 
Trump ripërsëriti thirrjet për mosstrehimin e refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se pjesa më e madhe e tyre janë të rinj dhe duhet të qëndrojnë të luftojnë në vendin e tyre. 
 
BELINDA KOKA-ADEMI