Komisioni Anketues: Mile Janakieski nuk dha dëshmi për përgjimet
Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, nuk u paraqit përpara Komisionit Anketues për skandalin e përgjimeve...

Edhe kjo seancë, e cila zgjati vetëm 5 minuta, nuk kaloi pa përplasje mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Ofendimet filluan kur Shilegov, si kryetar i Komisionit, e mbylli seancën, ndërsa deputetja Vlladanka Aviroviq, insistonte në replikë procedurale dhe nuk lejonte që Shilegov të mbarojë fjalinë.
“Zonja Vlladinka, përse keni pasur një fëmijëri kaq të keqe, çfarë ju kanë bërë kur keni qenë e vogël? A nuk ju kanë mësuar? Jam duke folur këtu, kur ta mbaroj fjalën do të mund të flisni, prisni të mbaroj, dua t’ju njoftoj, nuk ju ofendoj me të vërtetë. Gjatë tre javëve Viroviq është e pacipë ndaj kryetarit të Komisionit në nivelin më të ulët, është e pacipë, me të vërtetë nuk e dij se çfarë fëmijërie ka pasur”- deklaroi kryetari i Komisionit Anketues, Petre Shilegov.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së.
“T’i drejtohen dikujt ofendime të këtilla me kualifikime psikologjike se çfarë fëmijërie ka pasur është jashtë çdo rregullore të deputetit dhe ia lëmë vetë zotëri Shilegovit që vetë të vendos se a do të kërkojë falje”- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
“As nuk më shkon në mendje që të bëj një gjë të këtillë, t’u kërkoj falje, pasi deputetja në fjalë gjithmonë prish rendin në Komisionin Anketues”- u shpreh kryetari i Komisionit Anketues, Petre Shilegov.
Të enjten para Komisioni Anketues për aferën e përgjimeve duhet të dëshmojë ministri i Financave, Zoran Stavrevski. Nga LSDM-ja paralajmërojnë se në raundin e dytë të dëshmitarëve të ftuar do të jetë edhe Zoran Zaevi. (Sanije Kasami, TVM2)
