Formacioni më i mirë në Champions, asnjë lojtarë nga Barcelona
UEFA e ka shpallur formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe është interesant fakti se në mesin e 11-të futbollistëve të përzgjedhur...

UEFA e ka shpallur formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe është interesant fakti se në mesin e 11-të futbollistëve të përzgjedhur, mungojnë shumë yje të futbollit, ku pa dyshim vërehet mos përfshirja e asnjë futbollisti të Barcelonës, që është kampione në fuqi e Evropës.
Ndërsa, Juventusi, që ishte finalist i vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve përfaqësohet vetëm me mbrojtësin Andrea Barzagli.
Është interesant fakti se si portier më I mirëi kësaj faze është zgjedhur Kevin Trap nga rradhët e PSG-së, I cili sipas UEFA-s, ka patur sezon më të mirë se Manuel Neuer, Jan Oblak ose Gianluigi Buffon.
Në mbrojtje, janë gjetur Barzagli nga Juventusi, Tiago Silva i PSG, Godin nga Atletico Madrid si dhe Alaba I Bayern Munich.
Në pozitën e mesfushorëve, UEFA ka zgjedhur një befasi tjetër, Sven Kums nga Genti belg, më pas Willian i Chelseat si dhe Raheem Sterling i Manchester City.
Në mesin e tre sulmuesve më të mirë në këtë pjesë të sezonit në Champions, nuk gjenden as Messi, as Suarez e as Neymar, deri sa aty janë Thomas Muller i Bayern Munich, Hulk i Zenitit dhe Cristiano Ronaldo nga Real Madridi, që në fazën grupore shënoi plotë 11 gola.
