Likovë, fushatë për “Familje përkujdesëse”

15.12.2015 16:59

Me moton “Çdo fëmije i nevojitet familje”, sot në ambientet e Komunës së Likovës ka vazhduar fushata e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, për përkujdesje të fëmijëve...

Në këtë tribunë morën  pjesë përfaqësues të Qendrës për  Punë Sociale nga Kumanova , të cilët të pranishmit i njoftuan me benificionet të cilat u takojnë si përkujdesës fëmijësh.

Në tribunë morën pjesë edhe gra të kyçura në këtë fushatë, kurse qëllimi i kësaj fushate ishte ngritja e numrit të familjeve përkujdesëse edhe në Komunën e Likovës. (Nexhat Aqifi, TVM2)