Maqedoni
LSDM, e gatshme për t’ia dorëzuar materialet Janevës
15.12.2015 17:14
LSDM konfirmon se do ta respektojë kërkesën e prokurores speciale, Katica Janeva, e cila kërkoi që partia opozitare t’ia dorëzojë të gjitha materialet...

LSDM konfirmon se do ta respektojë kërkesën e prokurores speciale, Katica Janeva, e cila kërkoi që partia opozitare t’ia dorëzojë të gjitha materialet e dala nga përgjimet joligjore.
Socialdemokratët thonë se edhe krahas thirrjes publike nga Prokuroria Speciale, formalisht ende nuk ka mbërritur asnjë shkresë në adresë të tyre.
“Nuk kam informacion nëse zyrtarisht është dorëzuar ndonjë kërkesë e tillë në LSDM. Sidoqoftë, ne si parti kemi obligim ligjor t’i përgjigjemi kërkesës së këtillë të prokurores speciale”- tha deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov.
