Autostrada Kërçovë-Strugë, zëvendësministri Halimi inspekton punimet
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi, dhe drejtori i e NP “Rrugët e Maqedonisë” sot inspektuan punët e ndërtimit të autostradës Kërçovë–Strugë...

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi, dhe drejtori i e NP “Rrugët e Maqedonisë” sot inspektuan punët e ndërtimit të autostradës Kërçovë–Strugë, një aks rrugor prej 42 km, që kap shifrën prej 374 milion eurove.
Punimet në këtë autostradë vazhdojnë me intensitet të theksuar, 15 për qind e projektit është realizuar, ka përfunduar projekti i finzibilitetit dhe është formuar komision ndërministror për të gjetur mënyrën e realizimit të këtij aksi rrugor.
“Në periudhën 2014-2015 investimet në këtë korridor kapin shumën prej 393 milion euro, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të investohen 145 milion euro, ose në përgjithësi periudha 2014¬-2016 do të kap vlerën prej 540 milion euro, në kuadër të korridorit 8-të”- potencoi zëvendësministri Halimi me këtë rast.
