Futboll

Caktohen gjyqtarët për “Franca 2016”

15.12.2015 17:31

Shtëpia e futbollit europian ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjet e “Franca 2016”...

Tashmë dihen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Europianit 2016.
 
UEFA ka publikuar listën prej 18 gjyqtarësh që do të gjykonë 51 ndeshjet e “Franca 2016”.
 
Shorti i tërhequr ka krijuar disa grupe mjaft interesante, por shqiptarët janë të interesuar për ndeshjet e përfaqësueses shqiptare.
 
Shqipëria është në një grup me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.
 
Gjyqtarët:
Martin Atkinson (Angli), Felix Brych (Gjermani), Cüneyt Cakir (Turqi), Mark Clattenburg (Angli), William Collum (Skoci), Jonas Eriksson (Suedi), Ovidiu Hategan (Rumani), Sergey Karasev (Rusi), Viktor Kassai (Hungari), Pavel Královec (Republika Çeke), Björn Kuipers (Holandë), Szymon Marciniak (Poloni), Milorad Mazhiq (Serbi), Svein Moen (Norvegji), Nicola Rizzoli (Itali), Damir Skomina (Slloveni), Clément Turpin (Francë), Carlos Velasco Carballo (Spanjë).