Botë
Obama i kundërpërgjigjet Trumpit: SHBA-ja ka lindur nga emigrantët
16.12.2015 10:43
Presidenti amerikan, Barak Obama, i është kundërpërgjigjur kandidatit republikan, Donald Trump, rreth çështjes së emigracionit...

Pjesa më e madhe e vendeve të botës i pranojnë emigrantët, por ShBA-të kanë diçka të veçantë.
Ne nuk i presim thjesht imigrantët, ne jemi lindur nga emigrantët, kjo është ajo që ne përfaqësojmë.
“Duhet të angazhohemi për të dënuar në mënyrë të vazhdueshme ndjenjën e urrejtjes dhe intolerancës në të gjitha format e saj”- tha Obama. Presidenti i ShBA-ve tha se gabimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten.
“Tek emigrantët meksikanë të sotëm ne shohim emigrantët katolikë të një shekulli më parë. Tek refugjatët sirianë të sotëm, ne duhet të shohim refugjatët hebrenj të Luftës së Dytë Botërore. Ne asnjëherë nuk e kemi thënë me zë të lartë se emigrantët dhe refugjatët kanë ripërtërirë Amerikën. Emigrantët janë ushtarët, marinarët, pilotët, rojet bregdetare të cilët na mbrojnë ne, vënë jetën e tyre në rrezik për një Amerikë që nuk është e tyre”- deklaroi presidenti i ShBA-ve, Barack Obama.
Këto deklarata shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri para 31 emigrantëve nga 25 vende të ndryshme, të cilët u bënë shtetasit më të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pasur mundësinë edhe të marrin pasaportën nga vetë presidenti Obama.
Deklaratat e Trump rreth politikave për emigrantët si dhe besimtarët myslimanë kanë marrë kritika të shumta jo vetëm brenda ShBA-ve, por në mbarë botën.
LEUNORA KALIQI
