Show Biz
Sheeran: Heq dorë nga mediat sociale
16.12.2015 11:12
Mediat sociale kanë disa cilësi pozitive, për të cilat jemi të gjithë mirënjohës, siç është për shembull marrja e menjëhershme e informacionit...

Mediat sociale kanë disa cilësi pozitive, për të cilat jemi të gjithë mirënjohës, siç është për shembull marrja e menjëhershme e informacionit apo komunikimi me njerëz në çdo cep të botës. Megjithatë, sipas Ed Sheeran, Facebook, Instagram, Twitter etj. kanë një anë vërtetë shumë negative: na shkëpusin nga bota reale.
Artisti britanik u ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve të tij dhe jo vetëm që të minimizojnë përdorimin e rrjeteve sociale dhe të jetojnë jetën reale. Sheeran ka postuar një status në Instagram, ku ka njoftuar fansat se për disa kohë nuk do të përdorë më telefonin, email-et, apo rrjetet sociale.
Ai ka thënë se gjatë pesë viteve të fundit ka pasur një udhëtim të mahnitshëm, por e ka parë botën nëpërmjet ekranit të një celulari dhe jo me sytë e tij. Ndaj, Sheeran ka vendosur që në vazhdim të shohë me sytë e tij se çfarë ka humbur./Top Channel
