Kualifikohet Inter, asiston Minaj

16.12.2015 11:57

Pas Alessandrias, Interi është skuadra e dytë që kalon në çerekfinalen e Kupës së Italisë...

Skuadra e Mancinit fitoi me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Cagliarit. Golat u shënuan fillimisht nga Palacio në pjesën e parë dhe më pas nga Brozovic dhe Perisic në pjesën e dytë. 

Shqiptari Rey Manaj ishte në formacionin startues dhe luajti gjatë tërë ndeshjes si dhe asistoi tek goli i Palacios. 

Skuadrat e tjera çerekfinaliste do të përcaktohen sonte, ndërsa Interi në çerekfinale e pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Napolit dhe Veronas.