Maqedoni
Pa energji elektrike një pjesë e Qendrës, Karposhit, Çairit dhe Studeniçanit
16.12.2015 12:58
Një pjesë e komunave Qendër, Karposh, Çair dhe Studeniçan, nesër në periudha të ndryshme të ditës, do të mbesin pa energji elektrike...

Ashtu siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrosistem.
Energji elektrike nuk do të kenë nga ora 9 e deri në orën 11 shfrytëzuesit e bulevardit "Partizanski odredi", nga ora 11 deri në orën 12 shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve Zhdanec dhe Nereshka, si dhe një pjesë e lagjes Zhdanec, nga ora 9 e deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e një pjese të Duqanxhikut, si dhe një pjesë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, nga ora 10 e deri në orën 13 shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve 1616, 1612, 1336, si dhe nga rruga Gavril Konstantinoviq, nga ora 9:30 deri në orën 14 shfrytëzuesit e bulevardit "Partizanski odredi", rrugët 4, 5 dhe 6, nga ora 9:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e rrugës Kosta Veselinov, një pjesë e rrugës Orce Nikolov, nga Leninova drejt bulevardit "Shën Kliment i Ohrit, nga ora 9:30 deri në orën 15 shfrytëzuesit e bulevardit "8 Shtatori" te ura në lumin Serava dhe nga ora 8:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e fshatrave Batincë, Lubosh, pjesa përballë restorantit Beroviq./Mia
