Basketboll

Rikthehet Kobe Bryant, fiton LA Lakers

16.12.2015 13:22

Rikthehet te buzëqeshja te Los Angeles Lakers. Pas 6 humbjesh radhazi kalifornianët gjetën sërish rrugën e suksesit pasi mposhtën në Staples Center, Milwaukee Bucks me rezultatin e thellë 113-95...

Kjo ishte fitorja e 4-t sezonale për La Lakers që vazhdon të notojë në ujra të turbullta. Kobe Bryant dhe D’Angelo Russell ishin dy basketbollistët që morën për dore 16-herë kampionët e Nba në sfidën përballë skuadrës që drejtohet nga Jason Kidd. 22 pikë realizoi Black Mamba ndërsa zgjedhja e dytë e draftit të këtij viti  19-vjecari D’Angelo Rusell shtoi 19 pikë 7 asiste dhe 4 rebound në fitoren e kalifornianëve.
 
Humbja e dytë radhazi për Houston Rockets, që u mund nga Sacramento Kings me shifrat 107-97. Në Kaliforni, teksanëve nuk u mjaftuan 33 pikët e shënuara nga James Harden për të  ndalur ecurinë pozitive të Sacramentos. Për skuadrën e trajnerit George Karl kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe e 10-ta në këtë sezon, me Kingsat që nëse vazhdojnë me këto ritme kanë shanse të mira për tu kualifikuar në play-off, edhe pse është ende shumë herët për ta thënë dicka të tillë.
 
Lebron James me 24 pikë dhe 7 topa të zotëruar nën tabelë ishte heroi i Cleveland Cavaliers përballë Boston Celtics. Në Massacussets ishin miqtë nga Ohio ata që triumfuan me rezultatin 77-89. Një sukses ky që konfirmoi Cleveland-in, si skuadrën e momentit në konferencën e Lindjes.