Botë
“Reporterët pa kufij”, 54 gazetarë mbahen peng, fenomeni në rritje
16.12.2015 13:38
54 gazetarë profesionistë, duke përfshirë edhe një femër, po mbahen peng...

Shifra është publikuar nga organizata e “Reporterët pa kufij”. Kjo organizatë bën të ditur se numri i gazetarëve që po mbahen peng, burgosen dhe zhduken është rritur me 35 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
“Jemi të habitur nga numri i gazetarëve të mbajtur peng në vitin 2015. Ky fenomen është çdo herë e në rritje, sidomos me rrëmbimet në Jemen. 33 gazetarë janë rrëmbyer nga Sandal-Kaedës gjatë vitit 2015, 13 prej tyre ende mbahen peng”- deklaroi sekretari i përgjithshëm i RPK-së, Christophe Deloire.
Siria është vendi me numrin më të madh të gazetarëve që mbahen peng, me 26 të tillë. Ndërkohë, 18 gazetarë të tjerë mbahen peng në territoret e pushtuara nga ISIS në Irak.
GAZMEND KURTISHI
