Maqedoni

Takimi i liderëve, arrihet marrëveshje për ekspertët në KShZ

16.12.2015 14:49

Liderët e katër partive më të mëdha politike, BDI, PDSh, VMRO-DPMNE dhe LSDM në takimin e djeshëm kanë arritur marrëveshje...

Liderët e katër partive më të mëdha politike, BDI, PDSh, VMRO-DPMNE dhe LSDM në takimin e djeshëm kanë arritur marrëveshje për emërimin e 3 ekspertëve në Komisionin Zgjedhor Shtetëror. Reformat në media dhe dorëheqja e kryeministrit Gruevski nuk kanë qenë temë e debatit.

Në këtë takim, përveç Gruevskit, Zaevit, Ahmetit dhe Thaçit, të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan Bejli, ai evropian Orav, si dhe negociatori Vanhaute.