Maqedoni

Ambasadorët, Bejli dhe Geret, përshëndetën kompletimin e KShZ-së

16.12.2015 14:53

Pas arritjes së marrëveshjes për KShZ-në nga ana e katër liderëve të partive parlamentare, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet...

Pas arritjes së marrëveshjes për KShZ-në nga ana e katër liderëve të partive parlamentare, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet, përmes rrjetit social Twitter përshëndetën emërimin e ekspertëve të KShZ-së.

“Hap i rëndësishëm për dakordimin e anëtarëve final të KShZ-së, detyra e parë e tyre është emërimi i sekretarit të përgjithshëm profesionist. Ngel edhe shumë punë. I bëj thirrje pushtetit, OJQ-ve dhe qytetarëve që plotësisht të mbështesin KShZ-në dhe të denoncojnë çfarëdo probleme apo keqpërdorime”- shkroi Bejli.

Ambasadori britanik, Garet, vlerësoi se emërimi i anëtarëve të KShZ-së është lajm i mirë dhe porositi se këto zgjedhje duhet të jenë më ndryshe nga ato deri më tani.

“Lajm i mirë. Qeveria dhe institucionet tjera duhet t’i japin mbështetje të plotë KShZ-së. Të gjithë qytetarët dhe sektori civil të denoncojnë deri në KShZ çfarëdo keqpërdorime. Këtë herë do të jetë më ndryshe”- shkroi ambasadori Garet.