Botë

Francë, arrestohet një person lidhur me sulmet në Paris

16.12.2015 14:56

Prokuroria e Parisit ka njoftuar se policia e ka arrestuar një person 29 vjeçar dhe ai po mbahet për t’u marrë në pyetje lidhur me sulmin terrorist më 13 nëntor në Paris...

Agnes Lecuivre, zëdhënëse për zyrën e prokurorëve në Paris, tha se personi ishte arrestuar dje herët në mëngjes, në shtëpinë e tij, në një lagje lindore të Parisit.

Sipas legjislacionit francez, ky person mund të mbahet për marrje në pyetje deri në 6 ditë, e pastaj duhet të akuzohet ose lirohet.