River Plate në finalen e kupës së botës
16.12.2015 15:46
River Plate nga Argjentina ka arritur në finalen e Kupës së Botës për klube në futboll, e cila po zhvillohet në Japoni...

River Plate shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër ekipit japonez, Hiroshima. Futbollisti Lucas Alario e ndihmoi ekipin që të kualifikohet dhe tani presin në finale fituesin e ballafaqimit Barcelona-Guangzhou Evergrande.
Alario në minutën e 72-të zhbllokoi rezultatin, kur e mposhti portierin Hayashi. 23-vjeçari tregoi përfomarmcë të mirë dhe goli i tij ishte vendimtarë, ndërsa Hiroshimës i mbetet të luftojë për pozitën e tretë.
Ekipi argjentinas ka qenë më i mirë, pati 59 për qind në zotërim topin dhe 41 për qind Hiroshima.
