Sindikata e DJShQ-së, anulohet greva, të premten vendimi i ri
Sindikata e Punonjësve të Administratës, Organeve të Jurisprudencës dhe Shoqatave të Qytetarëve (DJShQ) dhe Shoqata e Administratës Gjyqësore deri të premten presin të realizojnë takim me ministrin e Drejtësisë, në të cilin do të bisedonin për dispozitat kontestuese të Ligjit për shërbim gjyqësor...

Nëse nuk ndodhë kjo, ata paralajmërojnë aktivizim të sërishëm të grevës javën e ardhshme.
“Në periudhën e deritanishme pati vetëm një ofertë për takim nga ministri i Drejtësisë, e cila nga ana jonë nuk u pranua për shkak të obligimeve, por gjatë ditës së djeshme dhe të sotme pati sinjale pozitive për negociim. Vendosëm deri të premten të ulemi dhe konkretisht të dakordohemi”- deklaroi kryetari i DJQSh-së, Peco Grujovski.
Sipas Grujovskit, greva nuk ka prapavijë politike, por bëhet fjalë për ligj me dispozita të këqija për të punësuarit, posaçërisht në pjesën e vlerësimit dhe dënimit. Kërkesat janë të thjeshta dhe zgjidhen nëse ka vullnet nga pala tjetër.
Nëse bëhen ndryshime të caktuara, nuk do të ketë kurrfarë implikacione financiare për buxhetin e RM-së, duke shtuar se dëshirojnë ligj i cili do të jetë në funksion të të punësuarve dhe do t'i stimulojë të punojnë. Punëtorët gjyqësorë më datën 3 të këtij muaji kanë mbajtur grevë paralajmëruese, duke kërkuar ndryshime të Ligjit për shërbim gjyqësor. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
