Maqedoni
Emigrantët, Ivanov takon Tusk, kërkon nga BE ndihmë financiare për krizën
16.12.2015 18:31
Me iniciativë të kryetarit, Gjorge Ivanov, është realizuar sot në Bruksel takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donuld Tusk...

Me iniciativë të kryetarit, Gjorge Ivanov, është realizuar sot në Bruksel takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donuld Tusk, për të biseduar lidhur me krizën me emigracionin dhe menaxhimin me refugjatët transitorë.
Kryetari Ivanov ka njoftuar kryetarin e KE-së Tusk lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet vendi në pikat kufitare në vend dhe ka ripërsëritur kërkesën për ndihmë financiare nga BE-ja, si dhe masa të reja për siguri nga rreziqet kufitare.
Sipas kryetarit Ivanov, Maqedonia nuk është anëtare e BE-së për të qenë pjesë e vendimeve, por si shtet transit i refugjatëve i nevojitet ndihma menaxhuese nga BE-ja.
Në takim bilateral është biseduar edhe për rrugën integruese të vendit, me ç’rast shefi i shtetit ka përsëritur se tempoja e ngadalshme e integrimit të vendit është një gabim i BE-së dhe njëherit fton zyrtarët e Brukselit që pas përfundimit të zgjedhjeve të prillit, BE të ndryshojë qasjen ndaj Maqedonisë dhe të fillojnë bisedimet për integrim në familjen evropiane.
Ndryshe, ky është takimi i katërt i presidentit Ivanov me kreun e Këshillit të BE-së për një kohë relativisht të shkurtër, ku krahas krizës me emigrantët, pandërprerë Ivanov ka kërkuar nga Brukseli përshpejtimin e integrimit të vendit në BE, si shpëtim të vetëm nga destabilizimi.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
