Opozita shqiptare, përkrahje protestave kundër ndotjes në Tetovë

16.12.2015 18:36

Aleanca për Shqiptarët përkrah protestat kundër ndotjes së ajrit në Tetovë...

Nga  LR  në PDSh dhe RDK thonë se dëmtimi i shëndetit nuk njeh ngjyrim politik.

Përkrahje protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovë dha sot edhe lëvizja “Besa” dhe “Uniteti”.

Nga kjo e fundit thonë se të gjithë përgjegjësit, që Pollogu arriti në kulmin e ndotjes në botë, duhet të mbajnë përgjegjësi morale dhe penale.

“Ata duhet ta kuptojnë se askush nuk ka të drejtë të eksperimentojë dhe të përfitojë në llogari të shëndetit të jetëve tona dhe të fëmijëve tanë”, thuhet ne kumtesën e “Unitetit”.