Bejli për vizitë në “Ecolog”, kërkon mbështetje institucionale për biznesbërje

16.12.2015 18:42

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, vizitoi sot kompaninë “Ekolog” në Tetovë...

Në takim u konstatua se në vend e rajon ka nevojë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe mbështetjeve institucionale për biznesbërje. Në takim u shpreh kënaqësia e bashkëpunimit mes “Ecolog”-ut dhe USAID-it për mbështetjen e komunitetit vendas, siç është rasti i suportimit të bizneseve të vogla të grave dhe të rinjve, apo edhe një sërë shembujsh të tjerë.

‘“Ekolog”-u është partner serioz i institucioneve amerikane nëpër botë. Është një nga kompanitë e pakta në Maqedoni kur është fjala për vëllimin e punëve dhe shtrirjes gjithandej, si edhe për sukseset e dëshmuara”- potencoi ambasadori Bejli.

Drejtuesi i Bordit Këshillëdhënës në Kompaninë “Ecolog International”, Lazim Destani, potencoi kontributin e kompanisë për të ndihmuar komunitetet në vendet ku “Ecolog” operon. Përveç punësimeve dhe furnizimeve, kjo bëhet edhe përmes mbështetjes së vazhdueshme që i jepet arsimit të lartë në Maqedoni, përmes trajnimit dhe edukimit të të rinjve.

“Përmes formave të ndryshme, ne gjithmonë tentojmë ta mbështesim komunitetin tonë. Shoqëria jonë është dëshmuar për posedim vlerash të larta dhe në veçanti ky vend shquhet për një rini të shëndoshë e me perspektivë”– potencoi Destani. (Gazmend Rexhepi, TVM2)