Maqedoni
Spërkatje në një pjesë të rrugëve të Shkupit me kalcium magnezium acetat
16.12.2015 19:02
Qyteti i Shkupit sonte do të vazhdojë me spërkatje me kalcium magnezium acetat në disa rrugë dhe bulevarde të qytetit...

Do të trajtohet blevardi "Shën Klimenti i Ohrit" dhe rrugët "Shën Cirili dhe Metodi" dhe "Jordan Mijallkov", në qendrën e qytetit, si dhe një pjesë e bulevardeve "Serbia" dhe "Brigrada e tretë maqedonase", në Aerodrom.
Siç informojnë nga qyteti, spërkatja e rrugëve të qytetit me përbërjen kalcium magnezium acetat, është një prej masave për zvogëlim të ndotjes së ajrit ambiental.
Spërkatja sonte do të fillojë në orën 20 dhe do të bëhet atëherë kur këtë e lejon temperatura e ajrit (që të mos shfaqen ngrica).
Nga qyteti informojnë se shpejtësia nëpër rrugët ku do të aplikohet përbërja kalcium magnezium acetat do të kufizohet në 40 kilometra/orë, për shkak të paraqitjes të rrëshqitjes së mundshme në rrugë.
Nëpër rrugët është vendosur sinjalizim adekuat komunikacioni./mia
