Kulturë

Koncert i Filarmonisë së Maqedonisë "NY vs NY"

17.12.2015 09:17

Në prag të festave të fundvitit, Filarmonia e Maqedonisë sonte në Shtëpinë e ARM-së në Shkup në orën 20, do të mbajë koncert simfonik me titull "NY vs NY"...

Koncerti do të mbahet nën dirigjuesen e maestro Borjan Canev, ndërsa do të prezentojë një program i cili do të sjell atmosferën gjatë festave të fundvitit në "qytetin i cili nuk fle kurrë".
 
Si solist do të prezentohet pianisti i jashtëzakonshëm, Evgeni Bozhanov nga Bullgaria, i cili do ta performojë të famshmen "Rapsodi në të kaltër" të Xhorxh Gershvin.
 
Pianisti bullgar Evgeni Bozhanov (1984) ka filluar të luaj në piano që në moshën gjashtëvjeçare ndërsa debutimin e parë publik e ka bërë në moshën 12-vjeçare në qytetin e tij të lindjes Ruse. Studimet i ka përfunduar në Gjermani në konservatoriumin Folkvang së bashku me Boris Bloh. Ai  gjatë karrierës së tij ka marrë shumë çmime prestigjioze, duke i përfshirë "Svjatosllav Rihter" në Moskë, "Mbretëresha Elizabeta" në Bruksel dhe "Van Kliburn" në Fort Vort, Teksas. 
 
Në sezonin 2011/2012, Bozhanov debutoi edhe në Filarmoninë e Berlinit, në "Muzikverein" në Vjenë, në "Rojal festival holl" në Londër, në "Santori holl" në Tokio, por edhe në Stokholm, Shën Petërburg, Milano, Munih./Mia