Botë

Holandë, përleshje për ndërtimin e një qendre të re për azilkërkuesit

17.12.2015 09:25

Një mbledhje në Geldermalsen të Holandës gjatë së cilës po diskutohej për ndërtimin e një qendre të re për emigrantët ka përfunduar në përleshje me policinë...

Protestuesit kaluan gardhin dhe i hodhën fishekzjarrë efektivëve, të cilët u përgjigjën me të shtëna paralajmëruese.
 
Sekretari i Mbrojtjes dhe Drejtësisë në Holandë, Klaas Dijkhoff tha se protestuesit e ekzagjeruan me reagimet e tyre.
 
“E dimë që është e vështirë të gjejmë strehë për azilkërkuesit, por nuk mund të kundërshtosh planet duke bërtitur dhe duke u përleshur me policinë. Kemi parë që në vende të tjera kanë gjetur zgjidhje për këtë çështje me qetësi”, tha Dijkhoff në televizionin shtetëror.
 
Kriza e emigrantëve pritet të jetë çështja kryesore e diskutimit në një mbledhje të udhëheqësve të BE-së ditën e enjte./Top Channel