Maqedoni

Besimi në Sofje në takime me Mitov dhe Kuneva

17.12.2015 09:53

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Bullgarisë...

Në kuadër të vizitës, siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane,  ai do të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme,  Daniel Mitov dhe me zëvendëskryeministren për Koordinim të Politikës Evropiane dhe Çështje Institucionale, Meglena Kuneva.