Maqedoni

Agro Biznes Forum 2015

17.12.2015 10:37

Nën moton "Modern në agro" sot në Shkup do të mbahet Agro Biznes Forum 2015, në organizim të ProKredit Bankës...

Në ngjarje do të kumtohen edhe agro bizneset e shpërblyera të cilat merren me bujqësi primare, prodhimin organik dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, të cilat vitin e fundit bënë investime të konsiderueshme në modernizim dhe zhvillim, implementuan praktika inovative të cilat janë unike në Maqedoni dhe kanë plane të mëdha për rritje në të ardhmen.
 
ProKredit Banka për të shpërblyerit siguron vizitë të agro biznesit bashkëkohor jashtë vendit, ku mund të këmbejnë përvoja dhe njohuri për investime dhe inovacione të reja në veprimtarinë e tyre.
 
Në forum duhet të mbajë fjalim edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihali Cvetkov , i cili do t'i prezantoj ndryshimet e reja ligjore të cilat hapin mundësi të reja për bujqit e Maqedonisë.
 
Ngjarja është e hapur për të gjithë biznesmenët të cilët merren me bujqësi, industrinë e përpunimit dhe veprimtaritë e tyre komplementare dhe nga ngjarja shohin biznes mundësi të hapur për bashkëpunim të ri, këmbim të përvojës, ndjekjen e trendeve të inovacioneve.
 
ProKredit Banka deri tani ka shpërblyer mbi 30 agro biznese të suksesshme. Vitin e kaluar agro bizneset e shpërblyera morën pjesë në panairin më të madh për bujqësi dhe ushqim në Evropë - Fruit&Logistika në Berlin./Mia