Maqedoni
Në 11 aksidente dje në Shkup, 10 të lënduar, kaçubeti mënjanoi 81 automjete
17.12.2015 10:51
Në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë për gjithsejt 11-të fatkeqësi komunikacioni, prej të cilave katër janë me pasoja të dëmit material..

Në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë për gjithsejt 11-të fatkeqësi komunikacioni, prej të cilave katër janë me pasoja të dëmit material, ndërsa gjashtë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër shoferë të automjeteve motorike, tre bashkëudhëtarë dhe dy udhëtarë në autobusë.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi komunikacioni në orën 16 e 15 minuta në rr. "Maqedonia" në të cilën kanë marrë pjesë një automjet motorike "Folsvagen polo" me traga të Shkupit, i drejtuar nga një qytetar i Shkupit dhe një këmbësor, qytetar i Tetovës. Në fatkeqësinë lëndime të lehta trupore ka marrë edhe këmbësori.
Nga ana e policisë rrugore dje janë zbuluar dhe sanksionuar 58 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, tetë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit të komunikacionit në udhëkryqe, gjegjësisht nuk kanë dhënë përparësi kalimit të automjeteve në zonë të udhëkryqit, si dhe 26 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo, ndërkaq, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar 11 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë apo e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm, kaçubetit, gjatë ditës së djeshme, nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 81 automjete të cilat e kanë penguar qarkullimin normal të komunikacionit.
Sot Reparti për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor do të mbajë punëtori edukative me fillim në orënn 19 hapësirat e Stacionit Policorë nga kompetenca e përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilsinë e shoferit.
Sot me fillim prej orës 10:00, ish-punonjësit e SHA-Gazela do të mbajnë protestë të qetë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Në orën 21 në arenën "Boris Trajkovski" grupi "Lubojna" do të mbajë koncert, ndërsa në orën 17 e 45 minuta në QS "Jane Sandanski" në suaza të SEHA ligës do të luhet ndeshja ndërkombtare e hedbollit mes Vardarit dhe ekipit serb, Spartak. Me qëllim të zhvillimit normal dhe pa pengesa të komunikacionit nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa adekuate për sigurinë në komunikacion./Mia
