Maqedoni
Disa pjesë të komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike
17.12.2015 12:15
Shfrytëzuesit e rrugëve "1612", "Nadezhda Krpskaja" dhe "1336", dhe "1616" në komunën Aerodrom nesër prej orës 8 deri në orën 16 do të mbesin pa energji elektrike...

Nga ora 9 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbesin edhe një pjesë e shfrytëzuesve të Duqanxhikut dhe Çarshisë së vjetër në komunën Çair, si dhe shfrytëzuesit e rrugëve "Trajko Boshkovski-Tarcan", "3" dhe "5", në Saraj dhe një pjesë e komunës Saraj dhe fshati Krushopek dhe shfrytëzuesit e rrugës "Kosta Veselinov" në komunën Qendër.
Ashtu siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza të qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e punëve teknike në elektrosistem nga ekipet e EVN Maqedoni./Mia
