Botë

Turqi, policia turke vret 23 militantë kurdë

17.12.2015 12:31

Gjatë dy ditëve të fundit, forcat turke të sigurisë i kanë vrarë 23 militantë të partisë së ndaluar, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit...

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” tha se militantët janë vrarë gjatë operacioneve policore të realizuar në qytetet Silopi dhe Cizre, që gjenden në juglindje të Turqisë.
 
Dy qytetet që gjenden në afërsi të kufirit sirian dhe atij irakian në krahinën juglindore Sinark, janë në shtetrrethim që nga e hëna në mbrëmje. 
 
Të hënën, Turqia e ka nisur operacionin ushtarak dhe i ka në cak militantët e PPK-së në këtë zonë. Rreth 10 mijë forca të sigurisë kanë marrë pjesë në aksion, ndërsa përveç tyre janë përdorur edhe helikopterë dhe tanke.