Maqedoni
USHT feston 21 vjetorin, akademia solemne live në TVM 2
17.12.2015 12:39
Universiteti Shtetëror i Tetovës, feston sot 21 vjetorit të themelimit...

Ky përvjetor po shënohet tashmë një javë me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike, të cilat do të kulmojnë pasditen e sotme në orën 19:00, me Akademinë Solemne.
Fillimisht në orën 15:00 do të bëhen Homazhe te Busti i Dëshmorit të Arsimit Abdylselam Emini, te varri i themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof.Dr Fadil Sulejmani.
Në mbrëmje do të mbahet Akademi Solemne në amfiteatrin e Rektorarit të USHT-së, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në TVM 2 dhe TVM 2 Sat.
Në këtë përvjetor USHT-ja do të ndajë titullin Doktor nderi i Shkencave për James Pardeë dhe Prof.Dr Omer Xhemaili.
