Futboll
Juve dhe Dortmund ne çerekfinale te kupave
17.12.2015 13:32
Juventusi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën rivale të qytetit, Torinon...

Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi me rezultat 4 me 0. Simone Zaza realizoi dy golat e parë. Ai shënoi në minutën e 28-të dhe të 51-të.
Pas tij shënuan Paulo Dybala dhe Paul Pogba. Torino shumicën e pjesës së dytë e luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Molinaros. Juve tani takohet me fituesin e duelit Lazio – Udinese.
Te perkujtojme qe paraprakisht, kishin ndodhur surpriza te medha ne kupen e Italise, me ç`rast jashte garave kane mbetur favoritet si Roma e Fiorentina, qe u eliminuan nga Spezia, respektivisht Carpi.
Dortmundi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë pasi ka fituar ndaj Augsburgut me rezultat 2 me 0. Pierre Emerick Aubameyang realizoi golin e parë në minutën e 61-të, ndërsa pesë minuta më vonë realizoi edhe Henrikh Mkhitaryan për 2 me 0. Me tutje ne kupen e Gjermanise jane plasuar edhe Hertha, Bochum dhe Stuttgart.
