Futboll
Barcelona në finale të Botërorit për klube
17.12.2015 13:38
Luis Suarez ka shkëlqyer me hat-trick për ta dërguar Barcelonën në finale të Botërorit të klubeve, ku po e pret River Plate...

Kampioni evropian mposhti Guangzhou Evergande me rezultat 3 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në Yokahoma të Japonisë.
Sulmuesi uruguaian golin e parë e realizoi në minutën e 39-të, duke paralajmëruar se Barça mund të luajë edhe pa yjet Leo Messi e Neymar.
Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Suarez realizoi edhe golin e dytë derisa u asistua nga Andres Iniesta. Për hat-trick dhe për rezultatin përfundimtar 3 me 0 Suarez u përkujdes në minutën e 67 kur realizoi nga penaltia.
Në gjysmëfinalen tjetër Riveri mposhti Hiroshiman me rezultat 1 me 0, ndërsa ndeshja finale e Botërorit për klube, mes Barcelonës dhe River Plates, do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 11.30.
