Botë
SHBA, Protesta kundër policëve që vrasin zezakët në Baltimore
17.12.2015 14:30
Baltimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga protestat menjeherë pas anulimit të procesit të një prej oficerëve policorë...

Baltimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga protestat menjeherë pas anulimit të procesit të një prej oficerëve policorë, të përfshirë në vrasjen e Freddie Gray , një person me ngjyrë i vrarë në prill të këtij viti.
Në cështjen e afroamerikanit i cili humbi jetën pas arrestit janë përfshirë gjashtë policë gjithsej, teksa një gjykatës vendosi anulimin e çështjes për William Porter.
Gjykatësi i Baltimorës Barry Williams tha se gjykata do të planifikojë një gjykim të ri, por kjo nuk ka kënaqur banorët e qytetit, përkundrazi i ka irrituar, duke bërë që qindra njerëz të dalin në rrugë duke kërkuar drejtësi.
Të mbledhur në qendër të qytetit protestuesit brohorisnin skemi asgjë për të humbur pëvecse zinxhirëve tanë dhe për këtë fajtor është I gjithë sistemi. Pas konfrontimeve 2 protestues u arrestuan, teksa protestuesit u mblodhën edhe në lagjen e viktimës gray.
Familja Gray dhe zyrtarë, përfshirë Kryetaren e Bashkisë se baltimorës Stephanie Blake, bënë thirrje për qetësi duke u kërkuar banorëve të distancohen nga aktet e dhunës. Trazirat në qytetin me 620 mijë banorë, shumica me ngjyrë, ka intensifikuar debatin e trajtimit diksuriminues të popullsisë me ngjyrë nga ana e policisë amerikane./Oranews
