Maqedoni

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së nga Dibra, Fatmir Abdullai-Begu

17.12.2015 14:45

Nga një sëmundje e shpejtë dhe e pashërueshme, në moshën 49 vjeçare ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së, Fatmir Abdullai-Begu...

Fatmiri, si i ri nga Dibra, mërgon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
 
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të Fatmirit dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët shprehin se ky lajm është mjaft  i hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tyre të Batalionit të Atlantikut. 
 
Ky trim i paepur në kohën kur Kosova po digjej flakë nga barbarët serbë, la gruan, fëmijët dhe biznesin në New York, më 11 prilli të vitit 1999. Ai iu bashkëngjit luftës për lirinë e Kosovës. Fatmiri, ishte luftëtar i rrallë e trim, besnik dhe i dashur për të gjithë, ndaj kujtimi për të do të jetë i pavdekshëm. Fatmir Abdullai-Begu ishte baba i katër fëmijëve.
 
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Njuxhersit.
 
ATLI DEMA