Këshilli Iniciues kundër kryetarit të ri të Sindikatës së Mbrojtjes
Këshilli Iniciues për Shpëtimin e Sindikatës për Mbrojte dhe Siguri nuk e pranon kryetarin e rizgjedhur, Risto Ajdov...

Ata akuzojnë kryetarin Ajdov se ka bërë manipulime gjatë zgjedhjes së tij dhe se nuk i ka ftuar të gjithë anëtarët në kongres. Për këtë arsye, nga Këshilli Iniciues për Shpëtimin e Sindikatës paralajmëruan kongres të ri për zgjedhjen e kryetarit.
“Në pajtueshmëri me statutin e sindikatës, duam të informojmë se shumë shpejt do të organizojmë kongres të ri të rregullt dhe i ftojmë të gjithë anëtarët të regjistrohen përmes e-mailit si delegatë, kandidatë për kryetar ose për anëtarë të bordit mbikëqyrës, që të zgjedhim kryetarin e ri. Jemi të detyruar të veprojmë kështu, sepse nuk shohim mënyrë tjetër të veprimit për të dalë nga kjo situatë kaotike”- deklaroi kryetari i Sindikatës për Mbrojte dhe Siguri, Oliver Stojanovski.
Kongresi ku Risto Ajdov u zgjodh kryetar u mbajt më 10 dhjetor. Por, anëtarët e Këshillit Iniciues për Shpëtimin e Sindikatës akuzuan atë se nuk i përfaqëson në mënyrë adekuate të drejtat e punonjësve të ushtrisë. (Rexhep Qamili, TVM2)
