Halimi: Rruga Bellanoc-Stançiq do të përfundojë në afatin e paraparë
Aktivitetet punuese në rrugën Sllupçan–Bellanoc, që lidhë Maqedoninë me Kosovën, po rrjedhin me intensitet të shtuar...

Pjesa dërmuese e rrugës tashmë është tamponuar.
Këtë e regjistroi edhe objektivi i kamerës sonë gjatë qëndrimit në këtë pjesë të malësisë së Karadakut.
Ndërkohë, për t’i vëzhguar punimet këtu qëndruan edhe zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Nimetulla Halimi, dhe kreu i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të kompanisë ekzekutuese të punimeve. Të gjithë ishin të kënaqur nga dinamika e punimeve, por edhe nga ajo që është kryer deri më tani.
Zëvendësministri i Transport dhe Lidhje, Nimetulla Halimi, është optimist se rruga do të përfundojë në afatin e paraparë, në kuartalin e parë të vitit 2016.
Banorët e kësaj zone presin me padurim përfundimin e kësaj rruge, pasi që kjo sjellë perspektiva të shumta në zhvillimin e bizneseve të ndryshme, por edhe në përgjithësi zhvillimin ekonomik të Likovës. (Nexhat Aqifi, TVM2)
