Përbërja e re e KShZ-së dha betimin, Çiçakovski: Puna e KShZ-së do të bazohet në ligj
Kryetari i ri i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski, zëvendësi i tij, Rexhep Prekopuca, dhe anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski...

Pas betimit, kryetari i KShZ-së, Çiçakovski, tha se të gjithë të punësuarit në këtë institucion do të kenë mbështetjen e plotë të tij, që të munden në kohë dhe në mënyrë profesionale të kryejnë obligimet e tyre.
“Me punën time do të angazhohem që tërësisht të respektoj ligjin dhe sjelljen e vendimeve të KShZ-së bazuar vetëm në dëshmi dhe argumente. Shpresoj të kem mbështetjen edhe të të gjithë pjesëmarrësve tjerë në procesin zgjedhor, së pari për ekipimin kadrovik dhe teknik të KShZ-së dhe miratimin e një metodologjie për pastrimin e listës zgjedhore, dhe më pas krijimin e kushteve për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”- deklaroi kryetari i ri i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
Anëtarët e Komisionit janë: Atanas Urumov, nga radhët e ekspertëve, Silvana Boneva dhe Sasho Sërcev me propozim të VMRO-DPMNE-së, Violeta Duma dhe Igor Milev me propozim të LSDM-së, Subhi Jakupi nga BDI dhe Bedredin Ibraimi me propozim të PDSh-së. (Sanije Kasami, TVM2)
