Popovski: Në kontestin me emrin na ndajnë male me Greqinë

17.12.2015 18:00

Takimet me autoritetet greke më së shpeshti na lidhin për kontestin e imponuar të emrit dhe në raport me këtë problem, si në aspekt gjeografik ashtu edhe në qëndrime, mes palëve me të vërtetë ekzistojnë male...

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski, pas takimit të tij me homologun grek, Nikos Kotzias. Ai theksoi se qëndrimet mbi çështjen e emrit duhet të jenë reale, me qëllim që të mos gënjehet opinioni me pritje të rrejshme.

“Askush nuk ka asnjë dobi nga krijimi i pritjeve të rrejshme. Duhet të paraqitemi realisht si janë punët dhe mendoj se atë çështje me të vërtetë ekzistojnë dallime thelbësore mes qëndrimeve dhe kjo është fakt. Pozicionet e dy vendeve janë publikisht të njohura dhe patjetër të konstatojmë se qëndrojnë larg njëra-tjetrës për shkak se kemi male në tejkalimin e kontestit. Nga ana tjetër konstatoj se është interes i yni të punojmë në përmirësimin e klimës, dialogun konstruktiv, i cili do të na ndihmojë të fokusohemi në punët që na bashkojnë, se sa në një punë për të cilën kemi qëndrime thelbësisht të dalluara”- deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.

Greqia kërkon kompromis të sinqertë, i cili do të arrihet nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë ministri i Jashtë grek, Kotzias.

“Kërkojmë kompromis të sinqertë, i cili do të luftojë kundër iredentizmit dhe nacionalizmit ekstrem nga të dyja palët, i cili do të kontribuojë për përmirësimin e së ardhmes tek të dyja palët. Siç e dini, negociatat për emrin udhëhiqen nën Kombet e Bashkuara dhe për këtë konkluzat nuk shpallen”- tha shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kotzias.

Jashtë çështjes së emrit, megjithatë dy vendet kanë interesa strategjike të njëjta në fusha të caktuara, ka theksuar Popovski. Maqedonia ka interes strategjik për raporte të shkëlqyeshme me Greqinë, sepse në atë drejtim duhet të ndërtohen raportet bilaterale.

Gjithashtu për pjesën integruese evropiane, me Greqinë mund të ndajmë përvoja të cilat mund të na shërbejnë në procesin qasës së integrimit, ka deklaruar shefi i Diplomacisë së vendit. Popovski, në kuadër të qëndrimit të tij në Athinë, ka takuar edhe presidentin grek si dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)