Tiranë, opozita protestoi para kuvendit

17.12.2015 18:22

Teksa në Parlamentin e Shqipërisë zhvillohej një garë e fortë akuzash mes qeverisë dhe opozitës, kjo e fundit ka zgjedhë ta shprehë pakënaqësinë e saj edhe jashtë dyerve të kuvendit...

Një protestë masive e organizuar prej disa ditësh është zhvilluar për 4 orë rresht para godinës së parlamentit shqiptar, në përpjekje për të rrëzuar qeverinë.

Iniciatori i tyre, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje mbarë popullit shqiptar të mos bëjë pakt me keqqeverisjen, por të rrëzojnë qeverinë që po i varfëron dita-ditës.

Edhe pse forcat policore janë qëlluar me vezë dhe me fruta, Basha tha se ata janë në krye të detyrës dhe se protesta është paqësore, duke hedhur tërthorazi poshtë akuzat e ndërkombëtarëve për tubime të dhunshme nga ana e opozitës. (Luljeta Ndoka, TVM2)