Jahjaga: Partitë të ulen në tryezën e bisedimeve
17.12.2015 18:58
Atifete Jahjaga, ka mbajtur fjalimin e saj të fundit vjetor në këtë post, me ç’rast ka apeluar që pushteti dhe opozita të lënë anash gazin lotsjellës dhe forcën e numrave dhe të ulen urgjentisht në tryezën e bisedimeve...

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur fjalimin e saj të fundit vjetor në këtë post, me ç’rast ka apeluar që pushteti dhe opozita të lënë anash gazin lotsjellës dhe forcën e numrave dhe të ulen urgjentisht në tryezën e bisedimeve.
Po ashtu Jahjaga ka shprehur dëshpërimin e saj lidhur me vendimin e Komisionit Evropian për mosheqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
