Ambasadorja gjermane për vizitë në “Ecolog”

17.12.2015 19:06

Ambasadorja gjermane, Christine Althauser, ka vizituar sot kompaninë “Ekolog” në Tetovë. Gjatë vizitës u bisedua për tema me rëndësi të përgjithshme shoqërore dhe në veçanti për zhvillimin ekonomik të vendit...

Bashkëpunimi me Odën Ekonomike gjermano-maqedonase është edhe një komponentë e rëndësishme që “Ecolog” ka me Gjermaninë, potencoi Lazim Destani. Kjo ishte vizita e dytë brenda javës që i bëhet “Ecolog”-ut nga ambasadorë të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar.

“Do doja të shtoj se sot e pashë që ‘Ecolog’ në fakt do të thotë punë në progres, punë që vazhdimisht përparon. ‘Ecolog’ është aktiv në shumë fusha, mes tjerash, përveç shërbimeve që ofron, ata në formë aktive punojnë në fushën e trajnimit, arsimit dhe angazhimit social, dhe për këtë e uroj z. Destanin dhe i uroj shumë sukses”- tha ambasadorja e Gjermanisë në RM, Christine Althauser.

“Kemi biseduar për shumë pika bashkëpunimi në të ardhmen, veç tjerash edhe për të hapur vende pune këtu në rajon dhe në veçanti në Maqedoni. Më pas u bisedua edhe për zhvillime të tjera, veçanërisht ofrimin e shanseve dhe mundësive për rininë tonë, që të prosperojnë në jetën dhe karrierën e tyre”- tha Lazim Destani nga “Ecolog International”. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)