Gjykata Themelore-Shkup miratoi aktakuzën për grupin e Kumanovës
17.12.2015 19:08
Gjykata Themelore në Shkup ka miratuar aktakuzën e prokurorisë për të përfshirit në incidentin e armatosur, më 9 dhe 10 maj në “Lagjen e trimave” në Kumanovë...

Kjo nënkupton se do të ketë proces gjyqësor, pasi gjykata ka hedhur poshtë ankesën e palës mbrojtëse për shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.
“Këshilli për vlerësimin e aktakuzës, pas një analize të detajuar të materialeve të paraqitura në formë të shkruar në aktakuzë, të paraqitura në gjykatë, si dhe të materialeve të të akuzuarve dhe të mbrojtjes së tyre, si dhe duke marrë parasysh faktet në bazë të të cilave bazohet akti, ka miratuar aktakuzën, ndërsa ankesat i ka hedhur poshtë si të pabaza”- thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore të Shkupit.
