Bogovinë-Vrapçisht, përurohet një pjesë e rrugës, tjetra në 2016-ën
Zëvendësministri i Transportit, Nimetulla Halimi, ka vizituar Komunën e Vrapçishtit për të diskutuar me kryetarin e kësaj komune, Bajram Kadrijan, për projektet që pushteti qendror i realizon në bashkëpunim me pushtetin lokal...

Delegacioni i BDI-së inspektoi edhe punimet në rrugën rajonale Tetovë-Bogovinë–Vrapçisht-Gostivar, ku u përurua një pjesë e kësaj rruge, e cila kap vlerën prej 32 milion denarësh.
“Kam kënaqësi që në këtë rrugë, të cilën e ndërtuam në bashkëpunim me Drejtorinë për Rrugët e Maqedonisë, kishim një përkrahje shumë të madhe nga ana e banorëve. Kërkova që në vazhdimësi edhe në vitin 2016 t’i dalim në skaj kësaj rruge dhe lidhja e Komunës së Vrapçishtit me qytetin e Gostivarit dhe qytetin e Tetovës të jetë sa më e lehtë dhe sa më e kapshme dhe me standarde të cilat i kërkon koha”- deklaroi kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadria.
“Ne me kryetarin biseduam që në pranverë të fillohet prej këtu ku kemi përfunduar dhe të vazhdohet deri në fund, në mbarim të kufijve të Komunës së Vrapçishtës. Kështu që të mos shkojmë në të ardhmen me rregullime, pjesë të rrugëve, por të rregullohet një pjesë e madhe, që të kryejmë një punë me rend, ashtu siç duhet”- tha zëvendësministri i Transportit, Nimetulla Halimi.
